Shtojca për Kulturë

“Pa vend”, premierë vendore si thirrje e talenteve

Jo gjatë pasi bëri që emri i Kosovës të përmendet për herë të parë në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Filmit në Cannes, “Pa Vend” iu kthye origjinës. U shfaq premierë vendore në “DokuFest”. Për dallim nga premierat e tjera, një copëz rrëfimi nga filmi është zhvendosur edhe para se të ndizej projektori (Foto: Tuğhan Anıt)

Kur dritat ndalen e projektori nuk ndizet në një kinema, shikuesit mund të mendojnë se kjo po ndodh për shkaqe teknike. Të shtunën mbrëma, në “Kino Lumbardhi”, në premierën e filmit “Pa Vend” të regjisorit Samir Karahoda, nuk bëhej fjalë për probleme të këtij lloji. Zhurma e krijuar paralajmëronte diçka tjetër.

Në shenjë kureshtjeje, të gjithë shikuesit kthyen kokën mbrapa. Panë dy njerëz që bartin një tavolinë pingpongu. Për atë që nuk ka shumë informata për filmin e personazhet, kjo gjë është e pazakontë. Për të tjerët që mund ta kenë parë trilerin, krijohet përshtypja sikur një sekuencë e filmit është duke u zhvilluar jashtë ekranit e se rrëfimi do të plotësohet pas pak çastesh i tëri në ekran.