Shtojca për Kulturë

Shqipëria as me Lindjen, as me Perëndimin

Tiranë, 1975

Tirana, edhe pas prishjes me kinezët, i qëndronte besnike vijës së saj politike. Ndërsa për Perëndimin, një Shqipëri e varfër nuk paraqiste edhe shumë interes ose mbase në nivel të fuqive të mëdha ishte një marrëveshje e heshtur për ta lënë në pat-pozicion, as me Lindjen dhe as me Perëndimin. Ky dogmatizëm doktrinar shqiptar kishte çuar në forcimin e lidhjeve jashtë kontinentit evropian, kryesisht me vendet afrikane dhe aziatike

Kur Shqipëria ishte prishur me Kinën, vështirësitë e mëdha ekonomike e detyruan regjimin komunist të Tiranës të bënte përpjekje tjera për të aktualizuar kërkesën për dhënien e dëmshpërblimeve nga Republika Federale Gjermane. Por, edhe takimet në vitet në vijim në mes ambasadorit të njohur shqiptar Sokrat Plaka dhe ambasadorit gjerman Jesco von Puttkamer, i cili shërbeu në Beograd në vitet 1975–1979, dhe më pas edhe me pasuesin e tij, ambasadorin Horts Graber, nuk sollën ndonjë lëvizje pozitive, përpos ripohimit kategorik se Qeveria Gjermane nuk ishte e gatshme të hynte në bisedime për çështje dëmshpërblimesh me Qeverinë shqiptare. Edhe qëndrimi i palës shqiptare mbetej i pandryshuar dhe si rrjedhojë tema e reparacioneve të luftës nuk i shërbente qëllimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Leja për bisedime sekrete me palën gjermane