Shtojca për Kulturë

Thesari nën piramidë që hedh dritë mbi ritualet antike meksikane

Në tunelin nën një piramidë të madhe meksikane, është gjetur arka masive e objekteve të shenjta të vendosura me kujdes atje nga priftërinjtë, këtu e 2.000 vjet më parë

Edhe pas më shumë se një dekade që Sergio Gomez filloi gërmimin e një tuneli nën një piramidë të madhe meksikane, arkeologu ende e kalon pjesën më të madhe të kohës duke studiuar arkën masive të objekteve të shenjta të vendosura me kujdes atje nga priftërinjtë, këtu e 2.000 vjet më parë.

Volumi dhe llojllojshmëria e objekteve të fshehura në tunelin nën Piramidën e zbukuruar me Gjarprin me Pendë ka thyer rekorde të zbulimit në qytetin antik, dikur metropoli më i populluar i Amerikave, kurse tani qendra kryesore turistike jashtë Mexico Cityt.