Shtojca për Kulturë

Prizreni i Mitrush Kutelit

Prizreni, 1941

“Po të jetë se vini në Prizren - për do-një punë më të kthjelltë se kontrabanda - mbasi të keni shijuar bukuritë pa shoq të këtij vendi të qetë edhe gazet e jetës të të gjallëve, mos harroni të vizitoni edhe banesat e të vdekurve”.

 

“Në Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve”, të shkruar në muajin maj të vitit 1943, Mitrush Kuteli merret shumë me varret, monumentet mbivarrore të këtij qyteti, pa dallime fetare. Kuteli ka lëvizur nga një pjesë në pjesën tjetër të qytetit për të parë sa më shumë varre dhe për të marrë sa më shumë informacione. Kjo ndoshta është edhe ajo më thelbësorja, që e dallon këtë përshkrim prej përshkrimeve të tjera të diplomatëve e udhëpërshkruesve të huaj. Autori, duke përshkruar gjendjen e varrezave në Prizren, njëkohësisht tregon një pjesë të historisë së këtij qyteti, gjendjen e tij sociale

“Po të jetë se vini në Prizren - për do-një punë më të kthjelltë se kontrabanda - mbasi të keni shijuar bukuritë pa shoq të këtij vendi të qetë edhe gazet e jetës të të gjallëve, mos harroni të vizitoni edhe banesat e të vdekurve”.

Fjalitë e vendosura në ballë të këtij shkrimi, janë rreshtat, me të cilat, Mitrush Kuteli e nis përshkrimin e tij për qytetin e Prizrenit, të titulluar: “Në Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve”, të shkruar në muajin maj të vitit 1943. E veçanta e përshkrimit të M. Kutelit për Prizrenin është se ai merret shumë me varret, monumentet mbivarrore të këtij qyteti, pa dallime fetare. Kuteli ka lëvizur nga një pjesë në pjesën tjetër të qytetit për të parë sa më shumë varre dhe për të marrë sa më shumë informacione. Kjo ndoshta është edhe ajo më thelbësorja, që e dallon këtë përshkrim prej përshkrimeve të tjera të diplomatëve e udhëpërshkruesve të huaj. Autori duke përshkruar gjendjen e varrezave në Prizren, njëkohësisht tregon një pjesë të historisë së këtij qyteti, gjendjen e tij sociale etj. Banorët, të cilët shëtisin në Prizren, sipas tij, janë vetëm një pikë ujë në det, krahasuar me ata që janë nën dhe. Elementi shpirtëror është evident tek autori i shkrimit, sepse, sipas tij, të vdekurit: “atje ku janë e ku s‘janë, e ndiejnë çapin tonë e në kanë do-një gas, në mënyrën e tyre, po di se shpirti ynë del, nga këto parakalime për në banesën e fundit, më i platitur, më i njerëzishëm e mbase më i larguar nga kotësirat e tokës”. Me këtë përshkrim të varrezave, autori dëshmon ndjeshmërinë e njeriut të sofistikuar, për të cilin, jeta nuk përfundon me aktin e vdekjes. Gjithashtu, të habit fakti, se ky autor, në përshkrimin e varrezave nuk bën dallime fetare.