Shtojca për Kulturë

Autoportreti emocional i Frida Kahlos pret çmim rekord prej 30 milionë dollarësh

Frida Kahlo e pikturoi këtë autoportret të vitit 1949, pesë vjet para vdekjes
 

Një autoportret i Frida Kahlo pritet të shënojë rekord sa i përket veprës me të shtrenjtë nga një artist latino-amerikan, kur të dalë në ankand në New York në fund të këtij viti.

Autoportreti “Diego y yo” (“Diego dhe unë”) është vlerësuar 30 milionë dollarë, çmim shumë më i lartë krahasuar me veprat e Kahlos, që u vlerësuan me 8 milionë dollarë në vitin 2016, është shkruar në deklaratën e shtëpisë së ankandeve “Sotheby’s”.