Shtojca për Kulturë

Rrëfimi për kullat e Shipnisë së Vogël

Kulla e Halit Bajramit ishte ndërtuar më 1889. Për Krishtlindjet ortodokse të vitit 1921, xhandarët serbë do të mësynin kullën për të kërkuar një dash për festë. Stërnipat e të zotit, Halit e Muharrem Haliti, 14 vjet më parë punuan më shumë se një dekadë për rindërtimin e kullës maje Lubovecit të Skenderajt
 

Me gurë të shtëpive të epokave të ndryshme, të djegura në luftën e fundit, është ngritur në këmbë kulla e Halit Bajramit. Prej tyre, gjithkush në katund, merr shkas që t’ju rrëfejë histori sakrifice e lavdie.

Ende pa filluar puna mbi themelet e saj shekullore, të zotët e saj dhe Luboveci u pajtuan që të kthehej në muze. Stërnipat e të zotit, Halit e Muharrem Haliti, punuan më shumë se dhjetë vjet për rindërtimin e kullës maje Lubovecit të Skenderajt.