Shtojca për Kulturë

Përballja e parë

Në zgjedhjet e para të lira, nën organizimin e OSBE-së, qytetarët e Kosovës votuan për përfaqësuesit e tyre në kuvendet komunale. Më shumë se 900 mijë qytetarë, apo 79 për qind e tyre me të drejtë vote, legjitimuan bindjet e tyre politike
 

Do të duhej pothuajse edhe një vit pas luftës derisa qytetarët e Kosovës do të bëheshin hisedarë të vërtetë të demokracisë. Zgjedhjet e para, testi i parë i madh për rrënjosjen e demokracisë plebishitare. Entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm e radhët e njerëzve zgjateshin me dhjetëra metra përgjatë oborreve të shkollave të kthyera në qendra votimi më 28 tetor të 2001-tës në ditën e zgjedhjeve komunale

Zgjedhjet e para lokale, në të vërtetë do të mbahen në mend si përplasja e parë e madhe ndërmjet rivalëve politikë në betejën e madhe për pushtetin qendror.

Me mjete krejt të ndryshme e synonin çlirimin dy lëvizjet kryesore të Kosovës së viteve nëntëdhjetë. Por as liria nuk mjaftoi për t’ua davaritur dallimet e kohës së Kosovës së pushtuar.