Shtojca për Kulturë

“Pavana and more” përtej etnive dhe paragjykimeve

Pianistet Branka Parliq dhe Natasha Peneziq në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, të premten mbrëma në koncertin e “Pavana and more”

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë i kishte ngjarë emrit, duke sjellë melankoli me ngjyrat që binin mbi dyshen e pianisteve, të cilat duke qëndruar ballë për ballë me njëra-tjetrën, prisnin momentin e pushtimit nga tingujt, nëpërmjet të cilëve shkriheshin teoritë nacionaliste dhe paragjykimet ndëretnike. Qe paralajmërimi për zhytjen universale në ndjenjat që burojnë nga muzika.

 

Ishin Branka Parliq dhe Natasha Peneziq, të cilat sollën uniken e minimales përbrenda koncertit “Pavana and more”, me frymën e përjashtimit të paragjykimeve post-historike e politike dhe me diversitetin e moshave

Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë i kishte ngjarë emrit, duke sjellë melankoli me ngjyrat që binin mbi dyshen e pianisteve, të cilat duke qëndruar ballë për ballë me njëra-tjetrën, prisnin momentin e pushtimit nga tingujt, nëpërmjet të cilëve shkriheshin teoritë nacionaliste dhe paragjykimet ndëretnike. Qe paralajmërimi për zhytjen universale në ndjenjat që burojnë nga muzika.

Në skenë u shfaqën dy pianistet serbe, të cilat për dallim nga kolegët e tyre shqiptarë në Beograd në edicionet e kaluara, në Prishtinë mbrëmjen e së premtes u duartrokitën gjatë dhe u vlerësuan qetësisht, pa protesta dhe hallakamë, në edicionin e 8-të të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”.