Shtojca për Kulturë

Çështja e Kosovës në hapësirën publike të Francës

Koncepti i hapësirës publike merret këtu si koncept i filozofisë politike, në radhë të parë ai i Jürgen Habermasit dhe Hannah Arendit, i frymëzuar nga disa analiza të Kantit. Hapësira publike kuptohet si hapësirë e formimit të opinionit dhe vullnetit politik e jo si skenë e paraqitjes së një publiku të spektatorëve pasivë

Hyrje

 

Analiza e debateve në këto nivele e mjedise të hapësirës publike franceze ka parasysh mënyrën e shpjegimit dhe interpretimit të ngjarjeve që e kanë cilësuar “krizën” e Kosovës, nga fillimi i viteve ‘80 të shekullit të kaluar: demonstratat e manifestimet politike të vitit 1981, format e ndryshme të represionit dhe diskriminimeve që regjimi jugosllav i praktikonte në Kosovë. Në anën tjetër, shtjellohet edhe evoluimi i interpretimeve të këtyre ngjarjeve sa nga qarqet zyrtare politike, aq edhe nga mediat dhe shoqatat e intelektualëve në qendra të ndryshme të ish-Jugosllavisë

Hyrje

Libri “Çështja e Kosovës në hapësirën publike të Francës”, nga merr në shqyrtim analizat, studimet dhe debatet mbi çështjen e Kosovës në hapësirën publike të Francës, në nivele të ndryshme të opinionit publik: në revista shkencore, në konferenca shkencore, në media, në qarqet shtetërore e politike, në Parlament dhe në Senat e njëherazi në mjedise të ndryshme të shoqërisë civile franceze. Periudha e studimit kap ngjarjet midis viteve 1991 - 2001.