Shtojca për Kulturë

Lufta në Kosovë u bë misioni im jetësor

Foto nga arkivi personal i ish-ushtares kanadeze Sophie Boisvert Levesque, të shkrepura në ditët e para të pasluftës në Kosovë

Më në fund arritëm në vend-kampimin tonë. Disa tenda për policinë ushtarake dhe dy ndërtesa, apo çfarë kishte mbetur prej tyre. S’kishin dritare dhe pati më shumë brenda për të parë... Fëmijët vinin përmes rrethojës me gjemba (në atë kohë kishte vetëm një rend) që të na shihnin. Lypnin ushqim, dhe djemtë (ushtarët) që kishin çokollata ose ëmbëlsira ua jepnin. Dhe ja ku isha, duke qëndruar në mes të gjithë asaj, shtang.

 

Ajo ishte në gjendje të vërente atë që mua do të më duheshin vite ta kuptoja. Lufta në Kosovë u bë misioni im jetësor. Ata njerëz u bënë të mitë dhe askush nuk do t'i lëndonte ata më kurrë. Ju kujtohet, doja ta shpëtoja botën

Më në fund arritëm në vend-kampimin tonë. Disa tenda për policinë ushtarake dhe dy ndërtesa, apo çfarë kishte mbetur prej tyre. S’kishin dritare dhe pati më shumë brenda për të parë... Fëmijët vinin përmes rrethojës me gjemba (në atë kohë kishte vetëm një rend) që të na shihnin. Lypnin ushqim, dhe djemtë (ushtarët) që kishin çokollata ose ëmbëlsira ua jepnin. Dhe ja ku isha, duke qëndruar në mes të gjithë asaj, shtang.

Njëri nga djemtë erdhi të më shihte dhe më tha: “Buzëqesh Sophie!”. I thashë, vetëm që duhet ta përpija para se të mund të buzëqeshja prapë. E çfarë kishte aty për të qeshur? Shkatërrim nga të gjitha anët. Për herë të parë isha në një zonë lufte dhe nuk do t’i harroj kurrë erën, pamjen dhe të gjitha detajet e vogla të asaj dite. Ajo gruaja që kishte qenë dikur, kishte ndryshuar përgjithmonë. Ishte dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime. Sophi kurrë më nuk do ishte ajo që kishte qenë dikur. Operacioni Kinetik kishte filluar vërtet për mua dhe realiteti më ra kokës.