Shtojca për Kulturë

Fëmijët e nxënë gjuhën pa udhëzime

Fëmijët e grupmoshës 4-6 vjeç që i takon periudhës kritike të të nxënit, arrijnë të kenë një fjalorth modest dhe operojnë me gramatikën e lindur, që u shërben për t’i përmbushur disa nevoja komunikuese, por ndonjëherë ka fragmentarizëm. Në këtë moshë hidhen themelet, bazat e qëndrueshme të gjuhës, por megjithatë, nuk arrijnë të formulojnë tërësisht fizionomi gramatikore të përsosur (Foto ilustrim: Driton Paçarada)

Shkalla e nxënies së gjuhës nga fëmijët, sa i përvetësojnë trajtat gramatikore dhe sa arrijnë ta realizojnë komunikimin nuk varet nga inteligjenca e tyre, por është pasqyrim i veçorive gjenetike universale, me të cilat është i pajisur secili individ. Të nxënit e aftësive gjuhësore te fëmijët si dhe shfrytëzimi i gjuhës, si procese, duken të thjeshta, të natyrshme dhe spontane, pa kërkuar mund të madh – fakt që shërben si tregues cilësor në përfshirjen e predispozitës së lindur në zhvillim gjuhësor. Të folurit lind në mënyrë të rregullt në kohë të caktuar, zakonisht disamujore, të zhvillimit fizik dhe kognitiv të fëmijës.

 

Është e pakontestueshme se gjuha është pjesë përbërëse e natyrës njerëzore që i karakterizon vetëm njerëzit dhe përmes e brenda saj individi shërbehet në masë të madhe për nxitje veprimesh e arritje qëllimesh. Gjuha është komplekse, një aftësi e specializuar, e cila te fëmijët zhvillohet spontanisht, pa përpjekje të vetëdijshme apo ndonjë udhëzim dhe është cilësisht e njëjtë te çdo individ

Shkalla e nxënies së gjuhës nga fëmijët, sa i përvetësojnë trajtat gramatikore dhe sa arrijnë ta realizojnë komunikimin nuk varet nga inteligjenca e tyre, por është pasqyrim i veçorive gjenetike universale, me të cilat është i pajisur secili individ. Të nxënit e aftësive gjuhësore te fëmijët si dhe shfrytëzimi i gjuhës, si procese, duken të thjeshta, të natyrshme dhe spontane, pa kërkuar mund të madh – fakt që shërben si tregues cilësor në përfshirjen e predispozitës së lindur në zhvillim gjuhësor. Të folurit lind në mënyrë të rregullt në kohë të caktuar, zakonisht disamujore, të zhvillimit fizik dhe kognitiv të fëmijës.

Parimet universale të gjuhës