Shtojca për Kulturë

Çudira e tmerre, vizatime nga djalëria në një zonë lufte

Petrit Halilaj në ekspozitën e tij “Very Volcanic Over This Green Feather”, që qëndron hapur në St. Ives në Cornwall, Angli, deri më 16 janar (Foto: Guy Martin për “The New York Times”)

Kur Petrit Halilaj ishte 13-vjeçar dhe refugjat i luftës brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë vizituan kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe i dhanë Petritit disa stilolapsa me ngjyra.

 

Petrit Halilaj është një nga artistët më të shpërblyer nga Kosova për punën e tij që reflekton të kaluarën e vendit. Tani, krijimtaria e tij po merr një karakter personal

Kur Petrit Halilaj ishte 13-vjeçar dhe refugjat i luftës brutale në Kosovë, një grup psikologësh italianë vizituan kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe i dhanë Petritit disa stilolapsa me ngjyra.

Shumë shpejt, Halilaj do të vizatonte disa piktura të ndritshme e fëmijërore. Mirëpo, temat e punimeve të këtij djali të ri nuk ishin edhe aq gazmore. Në njërën prej tyre, ai kishte vizatuar tanke duke shkatërruar shtëpinë e familjes së tij; në një punim tjetër, kishte paraqitur një varrezë masive. Vizatimet e tjera shfaqnin ushtarë duke qëndruar mbi trupa të vdekur, duke mbajtur armë e thika lart si shenjë feste.