Shtojca për Kulturë

Shuhet legjenda e Broadwayt, Stephen Sondheim

Në vitin 2015, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, i dha Sondheimit Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit, për veprimtari jetësore
 

Kompozitori dhe tekstshkruesi i Broadwayt, Stephen Sondheim, vdiq të premten në moshën 91-vjeçare, bëri të ditur botuesi i tij.

Sondheim vdiq papritur në shtëpinë e tij në Connecticut një ditë pasi festoi Ditën e Falënderimeve me miqtë, njoftoi avokati i tij Richard Pappas.