Shtojca për Kulturë

Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane për një elitë të re

Pjesëtarët më të ngritur të elitës kulturore shqiptaro-osmane, sikur dëshmohet edhe nga të dhënat e këtij libri, ishin të vetëdijshëm se si popullsi evropiane dhe në fqinjësi me shtetet-kombe të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe të Bullgarisë, nuk kishin si të mos përpiqeshin për institucionalizimin e identitetit të tyre etnik, pavarësisht atij religjioz, si mënyrë të vetme të shpëtimit nga rreziku i copëtimit të atdheut dhe të dëbimit të tyre

Libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)” i autorëve: Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra, në qendër të vëmendjes ka biografitë e rreth 200 personaliteteve shqiptare të besimit islam, të cilët në gjysmën e dytë të shekullit XIX e deri në vitin e katastrofës kombëtare të 1912-s, i takonin sa elitës kulturore dhe shpirtërore myslimane si tërësi në kuadër të Perandorisë Osmane, po aq edhe elitës intelektuale dhe kulturore shqiptare.

 

Libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)” – Sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman – i autorëve Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra, dëshmon me të dhëna burimore arkivore, se kontributi i personaliteteve të trajtuara, nuk ishte vetëm në shërbim të jetës shpirtërore të banorëve myslimanë të zonave shqiptare, por edhe në krijimin e elitës së re kulturore dhe politike shqiptare. Pra, kishin të bënin me përpjekjen për kultivimin e identitetit të dyfishtë të shqiptarëve; atë osman, që shihej nga elita islame si nevojë për të mbijetuar para aspiratave pushtuese të shteteve fqinje dhe përkrahësve të tyre, si dhe në atë etnik, do të thotë shqiptar

Libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)” i autorëve: Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra, në qendër të vëmendjes ka biografitë e rreth 200 personaliteteve shqiptare të besimit islam, të cilët në gjysmën e dytë të shekullit XIX e deri në vitin e katastrofës kombëtare të 1912-s, i takonin sa elitës kulturore dhe shpirtërore myslimane si tërësi në kuadër të Perandorisë Osmane, po aq edhe elitës intelektuale dhe kulturore shqiptare.

Ndonëse si vit përkufizues është marrë periudha kohore prej vitit 1880 e deri më 1912, të cilën autorët e shpjegojnë me faktin se në Perandorinë Osmane prej atij viti fillojnë të mblidhen zyrtarisht të dhënat personale të të punësuarve në institucionet fetare dhe arsimore të Kryesisë së Bashkësisë Islame (Meshihatit të Lartë Osman) të Perandorisë Osmane, jetëshkrimet e ofruara dëshmojnë edhe veprimtaritë e tyre për periudhën historike edhe të gjysmës së parë të shekullit XIX.