Shtojca për Kulturë

“Vera andrron detin” – rrëfimi magjepsës plot emocione, për çlirimin në shoqërinë shtypëse

Teuta në rolin e Verës në filmin “Vera andrron detin”

Të ëndërrosh për detin, merr një rëndësi më të madhe kur ëndërrimtari jeton në një vend pa dalje në det. Nuk është thjesht një fantazi e përtacëve për pushime në plazh dhe kokteje në gotat e dekoruara me kripë në krye – edhe pse Vera (Teuta Ajdini-Jegeni) do ta donte këtë gjithashtu – por siç e dëshmon debutimi i tendosur dhe i trishtë i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin”, vizioni i një hapësire të gjerë të kaltër që shtrihet deri në një horizont të largët, mund të kthehet në heshtje e në diçka politike për një të ve, e cila befas ndien peshën e patriarkatit kosovar mbi supet e saj tashmë të rënduara.

 

Një e ve kosovare duhet të kalojë mes rreziqeve të patriarkatit të pamëshirshëm rural në këtë debutim të mprehtë, me ndikim dhe me aktrim të shkëlqyer

Të ëndërrosh për detin, merr një rëndësi më të madhe kur ëndërrimtari jeton në një vend pa dalje në det. Nuk është thjesht një fantazi e përtacëve për pushime në plazh dhe kokteje në gotat e dekoruara me kripë në krye – edhe pse Vera (Teuta Ajdini-Jegeni) do ta donte këtë gjithashtu – por siç e dëshmon debutimi i tendosur dhe i trishtë i Kaltrina Krasniqit, “Vera andrron detin”, vizioni i një hapësire të gjerë të kaltër që shtrihet deri në një horizont të largët, mund të kthehet në heshtje e në diçka politike për një të ve, e cila befas ndien peshën e patriarkatit kosovar mbi supet e saj tashmë të rënduara.

Nën rënkimet e larta e kapërcimet e violinës, me kolonën zanore ogurzeze, si monolog i brendshëm, realizuar prej Çekut e Genc Salihut, na prezantohet Vera, një mezogrua, interpretuese e gjuhës së shenjave.