Shtojca për Kulturë

“Der Spiegel”, 1989: Serbët vijnë përsëri si hakmarrës

“Qëllimi i serbëve është të izolojnë udhëheqës të mundshëm të rezistencës shqiptare. Kur më 1966 Rankoviqi humbi përkrahjen e Titos dhe hoqën pasuesit serbë të Rankoviqit, ata kërcënuan se një ditë do të ktheheshin përsëri si hakmarrës. Tani kjo ndodhi....”, kishte thënë Ibrahim Rugova për “Der Spiegel” në intervistën botuar më, 26 qershor 1989

“Der Spiegel”: Këtë javë serbët përkujtojnë me pompozitet 600-vjetorin e betejës së Fushë –Kosovës, në të cilën perandoria mesjetare serbe u mundua nën sulmin e turqve: pritën mbi një milion patriotë serbë. E ndiejnë shqiptarët si provokim këtë festë?

 

Intervistë e Ibrahim Rugovës për revistën “Der Spiegel”. Ibrahim Rugova, 44 vjeç, profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

“Der Spiegel”: Këtë javë serbët përkujtojnë me pompozitet 600-vjetorin e betejës së Fushë –Kosovës, në të cilën perandoria mesjetare serbe u mundua nën sulmin e turqve: pritën mbi një milion patriotë serbë. E ndiejnë shqiptarët si provokim këtë festë?

Rugova: Natyrisht, është provokim. Është thjesht një festë shoviniste serbe. Unë do ta pranoja marshimin në qoftë se do të kishim të bënim me një vlerësim kulturor të kësaj beteje të rëndësishme me një vlerësim kulturor të kësaj beteje të rëndësishme për tërë Jugosllavinë.