Shtojca për Kulturë

Fundi i Afganistanit që njihja

Civilë afganë afër qytetit Kunduz duke ikur nga vendluftimi pasi që forcat e rezistencës sfiduan talebanët më 2001. Aleanca veriore kundër talebanëve përzuri talebanët nga kryeqyteti i provincës në nëntor të po atij viti me ndihmën e bombardimeve të ushtrisë amerikane (Foto: Christopher Anderson, Magnum)

Gjatë punës sime si gazetare, kam raportuar për shumë momente të lumtura kur ushtarët amerikanë ktheheshin në shtëpi. Tani, njëzet vjet pas, zaptimi i Afganistanit nga talebanët më sjell kujtime të dhimbshme dhe panik.

Në një mëngjes të ftohtë më 1999, qëndroja diku në një rrugë në qendër të Kabulit. Qyteti ishte pa asnjë njeri, i zbrazur nga lufta dhe frika. Herë pas here, ndonjë kamion i vogël vinte me shpejtësi, duke bartur burra me armë të cilët u bërtisnin atyre që vonoheshin për lutjet e mesditës. Përndryshe, zërat e vetëm që mund të dëgjoheshin ishin zhurmat e biçikletave dhe qerreve me kuaj që bartnin perime apo materiale të letrës.