Shtojca për Kulturë

Reçaku – ngjarja që e ndryshoi rrjedhën e luftës së Kosovës

Reçak (Foto: Driton Paçarada/KOHA)

Për bashkësinë ndërkombëtare, masakra në fshatin shqiptar të Reçakut (Shtime), në të cilin forcat policore dhe ushtarake ekzekutuan 45 civilë shqiptarë, u bë një pikë kthese vendimtare në luftën e Kosovës. Kjo masakër, e cila pas Masakrës së Prekazit dhe të Abrisë së Poshtme, e bëri të qartë se Marrëveshja e 13 tetorit 1998, e nënshkruar ndërmjet Hollbrooke dhe Milosheviqit, e cila i hapi rrugë vendosjes së Misionit Verifikues të OSBE-së, kishte dështuar dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet një stabilizim i gjendjes dhe afrimin i dy palëve, përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë. Misioni i OSBE-së ishte i pafuqishëm që të detyronte Beogradin që të përmbushte detyrimet që dilnin nga marrëveshja e lartpërmendur dhe mungonin instrumentet e nevojshme për të parandaluar shkallëzimin e ri të luftës ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të policisë, ushtrisë dhe paraushtarakëve serbë. Dhuna ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk u ndërpre, forcat ushtarake dhe policore vazhduan fushatat e tyre represive ndaj fshatrave shqiptare dhe qyteteve të Kosovës. Përdorimi i forcës ushtarake dhe kundërveprimi i njësiteve ushtarake e policore ndaj aksioneve të UÇK-së u bënë gjithnjë e më brutale. Në një situatë të ndezur kështu, ndodhi krimi i rendë në Reçak, që ishte kulmi i zhvillimeve në Kosovë në fillimvitin 1999.

 

Gazetarët dhe vëzhguesit arritën në vendngjarje në Reçak mëngjesin e ditës së nesërme, më 16 janar 1999. Në të gjithë fshatin, 45 trupa të pajetë u zbuluan. Vëzhguesit e Misionit Verifikues në Kosovë (MVK) i OSBE-së njoftoi se masakra në Reçak u krye më 15 janar 1999 në orët e para të pasdites...

Për bashkësinë ndërkombëtare, masakra në fshatin shqiptar të Reçakut (Shtime), në të cilin forcat policore dhe ushtarake ekzekutuan 45 civilë shqiptarë, u bë një pikë kthese vendimtare në luftën e Kosovës. Kjo masakër, e cila pas Masakrës së Prekazit dhe të Abrisë së Poshtme, e bëri të qartë se Marrëveshja e 13 tetorit 1998, e nënshkruar ndërmjet Hollbrooke dhe Milosheviqit, e cila i hapi rrugë vendosjes së Misionit Verifikues të OSBE-së, kishte dështuar dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet një stabilizim i gjendjes dhe afrimin i dy palëve, përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë. Misioni i OSBE-së ishte i pafuqishëm që të detyronte Beogradin që të përmbushte detyrimet që dilnin nga marrëveshja e lartpërmendur dhe mungonin instrumentet e nevojshme për të parandaluar shkallëzimin e ri të luftës ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të policisë, ushtrisë dhe paraushtarakëve serbë. Dhuna ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk u ndërpre, forcat ushtarake dhe policore vazhduan fushatat e tyre represive ndaj fshatrave shqiptare dhe qyteteve të Kosovës. Përdorimi i forcës ushtarake dhe kundërveprimi i njësiteve ushtarake e policore ndaj aksioneve të UÇK-së u bënë gjithnjë e më brutale. Në një situatë të ndezur kështu, ndodhi krimi i rendë në Reçak, që ishte kulmi i zhvillimeve në Kosovë në fillimvitin 1999.

Por, gjendja ishte e tensionuar që më parë. Në dhjetor të vitit 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë, kur kryerës të panjohur, me breshëri armë automatike vranë gjashtë djelmosha serbë. Me vite për këtë krim u akuzuan shqiptarët, edhe pse nuk kishte asnjë dëshmi se në atë zone nuk kishte formacione ushtarake të shqiptarëve dhe për më tepër në strategjinë e UÇK-së asnjëherë nuk kishin qenë cak civilët serbë. Vetëm pas shumë vjetësh, gazeta serbe “Kurir”, duke iu referuar burimeve të afërta me qeverinë serbe në Beograd, me 17 janar të vitit 2014 shkroi se ekzistonin dëshmi konkrete se krimin e urdhëroi Radomir Markoviqi, shef i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, kurse e kishte kryer komandanti i njësive speciale Milorad Ulemek - Legija. Siç i kishin pohuar edhe atëherë shqiptarët, qëllimi i aksionit të Sigurimit Shtetëror serb ishte që para syve të opinionit ndërkombëtar, UÇK-ja dhe kauza e saj të etiketohej si terroriste “dhe në këtë mënyrë të justifikoheshin aksionet e forcave serbe në territorin e Kosovës”.