Shtojca për Kulturë

Këmbëngulja

Një kamp i refugjatëve afganë në provincën Takhar në nëntor të vitit 2000 strehon afganë që kishin ikur nga lufta mes talebanëve dhe luftëtarëve të Aleancës Veriore në Kunduz. Talebanët asnjëherë nuk patën mundësi të pushtonin këtë provincë mes viteve 1996 dhe 2001 (Foto: Seamus Murphy, VII)

Disa herë pata shkruar për njerëz që përballeshin me “vdekje të gjallë”, veçanërisht për ushtarët dhe policët afganë që kishin humbur gjymtyrët në luftë. Që prej viteve 1980, luftërat dhe konfliktet e njëpasnjëshme në Afganistan kishin lënë bomba që jo gjithmonë rezultuan në vdekje; disa lanë dëme të kobshme. Të pashpresë për punë apo martesë, shumë viktima të gjymtuara nga lufta humbën edhe vullnetin për të jetuar.

Mirëpo në një spital ortopedik, më 2016 takova një ushtar të ri i cili ishte i vendosur të vazhdonte jetën.