Shtojca për Kulturë

Dëshmitarët e gjallë të tri ditëve të vdekjes në Krushë të Madhe

Shtëpia e familjes Duraku, një prej tre objekteve kryesore ku u krye masakra më 25, 26 dhe 27 mars 1999. Brenda këtij objekti u masakruan 64 veta. Disa u dogjën për së gjalli. I lënë në këtë gjendje, është i vetmi objekt që ka mbetur si shenjë e masakrës. Institucionet nuk kanë vënë dorë për ta ruajtur
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Është një prej vendbanimeve më të goditura në luftën e fundit në Kosovë. Banorët jetojnë afër varrezave të martirëve, nëpër rrugët ku mbetën njerëzit e vrarë e edhe përballë shtëpisë ku u dogjën 64 veta. Por mbi të gjitha, jetojnë me kujtimet e tri ditëve të marsit 1999 kur u vranë 241 civilë. Një grup punonjësish të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, e disa studentë janë duke i dokumentuar kujtimet

Në hyrje të Krushës së Madhe nuk ka fort shumë gjurmë se aty, para 23 vjetësh, ndodhi një prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Duhet bërë rrugë deri te varrezat e martirëve për të parë se çfarë ka përjetuar ky fshat. Por përjetimet për tri ditët e tmerrit, 25, 26 dhe 27 mars janë krejt të freskëta në kujtesën e banorëve të fshatit buzë Drinit të Bardhë. E ato kujtime po përjetësohen duke u dokumentuar për të qenë në shërbim të historisë e trashëgimisë atrocitare.

“Dëshmitarët po vdesin dhe të tjerët kanë ikur...”