Shtojca për Kulturë

“Ëndrra” e muzikantëve ukrainas në ekzil

Orkestra është quajtur “Mriya”, që i bie “Ëndrra” në gjuhën ukrainase – sepse muzikantët e saj ëndërrojnë të bëjnë muzikë pavarësisht luftës

Muzikantët nga Ukraina e kanë themeluar një orkestër ekzili në Gjermani. Tani ata po performojnë vepra klasike në Filarmoninë e Berlinit. Orkestra është quajtur “Mriya”, që i bie “Ëndrra” në gjuhën ukrainase – sepse muzikantët e saj ëndërrojnë të bëjnë muzikë pavarësisht luftës. Ajo u themelua në mars nga ukrainasit, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre dhe që atëherë më shumë se 30 muzikantë i janë bashkangjitur.

Margaryta Grynyvetska është njëra nga anëtaret më të reja. Dirigjentja e Operës Akademike Kombëtare të Odesës dhe Teatrit të Baletit u largua qysh në fillim të shpërthimit të pushtimit rus të Ukrainës. U takua me dy miq për të krijuar muzikë bashkë.