Shtojca për Kulturë

Autori i romanit “që e njollosi Jugosllavinë titiste”

Sinan Hasani - medredist në Shkup
Sinan Hasani si medresist në Shkup

I

 

Megjithatë, në shtypin tonë, Sinan Hasani u bë si Hasan Kaleshi, pasi tani kemi një brez në Kosovë gati nuk di asgjë për të si haxhi i parë shqiptar nga Kosova pas vitit 1945, si autor i romanit të parë të botuar në gjuhën shqipe më 1957, “Rrushi ka nis m’u pjek”, si autori i romanit “Era dhe lisi” që u bë serial televiziv mu në prag të demonstratave të 1981, si akademik me nominimin e akademik Esad Mekulit më 1986 dhe si president i Jugosllavisë më 1986-1987

I

Të shtunën e 14 majit, shtypi arab shënoi njëqindvjetorin e shkrimtarit, diplomatit, akademikut dhe presidentit të Jugosllavisë (1986-1987) Sinan Hasani, duke theksuar ndryshimet e mëdha që ndodhën në vendlindjen e tij (Kosovë) në dekadat e fundit. Shkas për interesim është romani i tij i njohur “Era dhe lisi”, i cili u botua në arabisht në pranverën e vitit 1986 në Bejrut dhe u promovua më vonë në Lidhjen e Shkrimtarëve Arabë në Damask. Gëzoi një pritje të mirë, pasi që prezantoi një gjendje të ndryshme për Jugosllavinë titiste, përkatësisht për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë deri më 1966. Ky roman u bë aq njohur, saqë tani po ribotohet me rastin e 100-vjetorit.