Shtojca për Kulturë

Kultura e mosleximit si virus shoqëror

Çështja e mosleximit ka kohë që është bërë dukuri shoqërore, e cila në kohën e transicionit ka marrë përmasa shqetësuese me pasoja të mëdha për të gjitha shtresat e popullsisë, por në veçanti për të rinjtë të cilët janë e ardhmja në çdo mjedis përkatës

Nëse trajtohet kjo çështje në aspektin kohor pothuaj të gjithë janë të mendimit se më herët është lexuar më shumë sesa sot, duke marrë parasysh rolin parësor që ka pasur shkolla, e sidomos personelin arsimor të angazhuar në procesin mësimor.

Të lexuarit në shkollë është detyrim, ndërsa më pas duhet të jetë pasion, sepse kemi të bëjmë me pasurimin e fondit të njohurive, kulturës së të shprehurit e të shkruarit dhe të komunikimit në përgjithësi. Ndërsa të gjithë ata të cilët mendojnë se me përfundimin e shkollimit përfundon shprehia e të lexuarit, u takojnë mediokërve dhe janë të dëmshëm për shoqërinë në çdo mjedis pavarësisht përgatitjeve të tyre profesionale

Nëse trajtohet kjo çështje në aspektin kohor pothuaj të gjithë janë të mendimit se më herët është lexuar më shumë sesa sot, duke marrë parasysh rolin parësor që ka pasur shkolla, e sidomos personelin arsimor të angazhuar në procesin mësimor.

Kemi të bëjmë me kuadrot arsimore të cilët ishin idealistë dhe të përkushtuar në arsim, e jo si sot, me përjashtim të ndonjë rasti, këtë profesion e trajtojnë si formal, duke harruar se arsimi nuk është profesion, por mision.