Shtojca për Kulturë

“Tchaikovsky’s Wife” dhe represioni rus

Alyona Mikhailova dhe Odin Biron në “Tchaikovsky’s Wife.”
Alyona Mikhailova dhe Odin Biron në “Tchaikovsky’s Wife.”
 

Filmi fokusohet në martesën katastrofike të Çajkovskit me Antonina Miliukova, një bashkim që regjisori rus i filmit, Kirill Serebrennikov, sugjeron se ishte si pasojë e dënimit të homoseksualitetit të kompozitorit, edhe pse ai gjithashtu nuk lë asnjë pikë dyshimi se problemi, në të vërtetë, ishte kultura e represionit të vendit

Duke shikuar filmin “Tchaikovsky’s Wife” (Gruaja e Çajkovskit), i cili u dha premierë të mërkurën e kësaj jave në Festivalin e Filmit në Cannes, pyesja veten nëse kompozitori ishte i preferuari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Filmi fokusohet në martesën katastrofike të Çajkovskit me Antonina Miliukova, një bashkim që regjisori rus i filmit, Kirill Serebrennikov, sugjeron se ishte si pasojë e dënimit të homoseksualitetit të kompozitorit, edhe pse ai gjithashtu nuk lë asnjë pikë dyshimi se problemi, në të vërtetë, ishte kultura e represionit të vendit.

Seksualiteti i Çajkovskit ka qenë prej kohësh temë debati: në Rusi, ai gjithashtu ka qenë subjekt i censurës zyrtare. Në vitin 2013, Putini shprehu opinionet e tij për këtë temë, disa muaj pas nënshkrimit të ligjeve kundër homoseksualëve. Në një përpjekje të dukshme për të zbutur frikën për të ardhmen e të drejtave të homoseksualëve, Putini tha: “Çajkovski ishte homoseksual – edhe pse është e vërtetë që ne nuk e duam atë për shkak të kësaj – por ai ishte një muzikant i madh dhe ne të gjithë e duam muzikën e tij. Dhe çfarë pastaj?”