Shtojca për Kulturë

Arben Bajraktaraj: Arti është i vetmi që lë gjurmë te njeriu

Arben Bajraktaraj - intervista
Arben Bajraktaraj: “Njeriu edhe pas shumë vjetëve kur e sheh një shfaqje që e ka prekur, i rikujtohet, mendon një gjë dy herë para se ta bëjë. Këtu është çelësi i artit”

Aktori Arben Bajraktaraj në projektin e fundit teatror ku ka marrë pjesë, i është bashkuar ekipit që bën thirrje të luftohet kundër mohuesve të gjenocidit. Në “The Handke Project” ai bashkë me krejt ekipin e shfaqjes synon dekonspirimin e nobelistit austriak, Peter Handke dhe krejt atyre që janë si ai. Në intervistën për KOHË-n ai flet për këtë projekt e për rolet e tij në filma botërorë. Bajraktaraj thotë se Evropa i ka mbyllur sytë e i ka rrudhur krahët para shumë ngjarjeve e personazheve që mohojnë krime. Sipas tij është koha që Kontinenti i Vjetër të zgjohet. Thotë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në film e në teatër por insiston që arti të jetë i pranishëm gjithandej vendit e sidomos te gjeneratat e reja. Beson fort në fuqinë e artit kur bëhet fjalë për ndryshim.

 

Teatri e ka rikthyer në Kosovë për rolin në “The Handke Project” . Me të udhëtoi edhe në Beograd ku njihet fort si Dardani i “Besës”. Bashkë me shfaqjen, një intervistë e tij çoi pluhur në mediat që i fryjnë nacionalizmit serb, portreti i tij zuri ballinat e tabloideve, por Arben Bajraktaraj kaherë zë vend në majat e kinematografisë botërore. Aktori i njohur edhe për rolin në “Taken” dhe jo vetëm, në intervistën për KOHËN rikthehet blic në karrierën e tij, por flet më shumë për të tashmen, shfaqjen që zhvesh Peter Handken dhe Evropën. Ka vite që ka lënë gjurmë në art, e për artin thotë së është i vetmi që lë gjurmë te njeriu dhe ka shpjegim për këtë

Aktori Arben Bajraktaraj në projektin e fundit teatror ku ka marrë pjesë, i është bashkuar ekipit që bën thirrje të luftohet kundër mohuesve të gjenocidit. Në “The Handke Project” ai bashkë me krejt ekipin e shfaqjes synon dekonspirimin e nobelistit austriak, Peter Handke dhe krejt atyre që janë si ai. Në intervistën për KOHË-n ai flet për këtë projekt e për rolet e tij në filma botërorë. Bajraktaraj thotë se Evropa i ka mbyllur sytë e i ka rrudhur krahët para shumë ngjarjeve e personazheve që mohojnë krime. Sipas tij është koha që Kontinenti i Vjetër të zgjohet. Thotë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në film e në teatër por insiston që arti të jetë i pranishëm gjithandej vendit e sidomos te gjeneratat e reja. Beson fort në fuqinë e artit kur bëhet fjalë për ndryshim.

“Megjithatë mendoj që arti mund të ketë ndikim dhe ka ndikim. Është shumë interesant çështja e artit, ndoshta është çështja e vetme që njerëzve u ngelet në krye. Ju lë gjurmë”, thotë aktori i filmave si “Harry Potter”, “Taken” e së fundmi edhe serialit “Besa”. Bajraktaraj flet për fëmijërinë e tij në fshatin Isniq të Deçanit më pas emigrimin në Maribor të Sllovenisë e deri te jeta e karriera në Paris. Shpalos pikëpamjet e tij për ndryshimet në Kosovë e rritjen e nacionalizimit në Serbi. Shpalos edhe detaje personale e profesionale si teknikat e gjetjes së zërit në gjuhën shqipe.