Shtojca për Kulturë

Prapaskena e përplasjes austro-hungareze e serbe në Kosovë

Kartolinë nga Prizreni, dërguar nga Vjena më 22 dhjetor 1912. Oskar Prochaska ishte konsull austro-hungarez në Prizren prej vitit 1906 deri më 1912. Ai u detyrua të largohej nga Prizreni në nëntor 1912, pas pushtimit serb

Oskar Prochaska, diplomati me origjinë nga qyteti çek i Bërnos, dikur qytet i shtetit perandorak austro-hungarez, shërbeu si konsull i Austro-Hungarisë në qendrën e rëndësishme politike administrative të Vilajetit të Kosovës, në Prizren (1902-1912). Për shkak të trajtimit brutal nga trupat pushtuese serbe në nëntor 1912, të cilave u pengonte prania e një diplomati evropian, i cili kishte alarmuar Vjenën zyrtare për masakrat mbi shqiptarët e pambrojtur, rasti Prochaska mori dimensione ndërkombëtare dhe ky incident solli Austro-Hungarinë dhe Serbinë në prag të një lufte evropiane në kohën kur po zhvillohej Lufta e Parë Ballkanike në nëntor të vitit 1912. Kur më 17 tetor 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike midis Lidhjes Ballkanike, përfshirë Serbinë dhe Perandorinë Osmane, njësitet e ushtrisë së 3-të serbe përparuan me shpejtësi në Vilajetin e Kosovës. Ata hynë në qytetin e rëndësishëm të Prizrenit më 30 tetor 1912. Më shumë se tre javë nuk pati informacione të sakta për gjendjen e konsullit Prochaska, pasi ai mbahej i izoluar në mënyrë që t’i pamundësohej të raportonte për mizoritë serbe ndaj civilëve shqiptarë.

 

Kur më 17 tetor 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike midis Lidhjes Ballkanike, përfshirë Serbinë dhe Perandorisë Osmane, njësitet e ushtrisë së 3-të serbe përparuan me shpejtësi në Vilajetin e Kosovës. Ata hynë në qytetin e rëndësishëm të Prizrenit më 30 tetor 1912. Më shumë se tre javë nuk pati informacione të sakta për gjendjen e konsullit Prochaska, pasi ai mbahej i izoluar në mënyrë që t’i pamundësohej të raportonte për mizoritë serbe ndaj civilëve shqiptarë. Çështja Prochaska mbartte implikime më të thella për përpjekjet austro-hungareze për të penguar serbët, ngaqë, pos territoreve të deriatëhershme të pushtuara, synohej të aneksohej pjesa më e madhe e Shqipërisë së bashku me disa porte shqiptare në Adriatik

Oskar Prochaska, diplomati me origjinë nga qyteti çek i Bërnos, dikur qytet i shtetit perandorak austro-hungarez, shërbeu si konsull i Austro-Hungarisë në qendrën e rëndësishme politike administrative të Vilajetit të Kosovës, në Prizren (1902-1912). Për shkak të trajtimit brutal nga trupat pushtuese serbe në nëntor 1912, të cilave u pengonte prania e një diplomati evropian, i cili kishte alarmuar Vjenën zyrtare për masakrat mbi shqiptarët e pambrojtur, rasti Prochaska mori dimensione ndërkombëtare dhe ky incident solli Austro-Hungarinë dhe Serbinë në prag të një lufte evropiane në kohën kur po zhvillohej Lufta e Parë Ballkanike në nëntor të vitit 1912. Kur më 17 tetor 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike midis Lidhjes Ballkanike, përfshirë Serbinë dhe Perandorinë Osmane, njësitet e ushtrisë së 3-të serbe përparuan me shpejtësi në Vilajetin e Kosovës. Ata hynë në qytetin e rëndësishëm të Prizrenit më 30 tetor 1912. Më shumë se tre javë nuk pati informacione të sakta për gjendjen e konsullit Prochaska, pasi ai mbahej i izoluar në mënyrë që t’i pamundësohej të raportonte për mizoritë serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Synimi serb për ndarjen e Shqipërisë