Shtojca për Kulturë

Ukraina ndalon muzikën dhe librat rusë

Klasikët rusë si “Anna Karenina” e Leo Tolstoit së shpejti mund të mos jenë më në programet shkollore
 

Në Ukrainë tani është e paligjshme të luash muzikë ruse në publik ose të importohet një numër i madh i librave nga Rusia dhe Bjellorusia. Ndalimi i ri i miratuar nga parlamenti në Kiev përfshin “produkte nga artistë ose autorë që janë ose kanë qenë qytetarë të shtetit agresor”. Artistët që përfshihen në këtë listë gjithashtu e kanë të ndaluar të performojnë në Ukrainë.

Prezantuesi i televizionit ukrainas dhe producenti i filmave, Ihor Kondratyuk, ka mbledhur më shumë se 25 mijë nënshkrime për një peticion nëpërmjet të cilit kërkohej ndalimi i koncerteve me artistë rusë në Ukrainë edhe para nisjes së pushtimit nga Rusia më 24 shkurt. Për të, ligji i ri duket si një hap tjetër logjik për mbrojtjen e vendit.