Shtojca për Kulturë

“Manifesta14” e 100 ditëve të artit dhe pikëpyetjeve

“Manifesta 14” e ka shndërruar Prishtinën në një lloj muzeu të hapur të artit bashkëkohor, të cilin ky qytet s’e ka / FOTO: Driton Paçarada

E kuptueshme tashmë, është një prej ngjarjeve më të mëdha të artit në Evropë, ka sjellë artistë e vepra të shquara bashkë me jo pak vizitorë të huaj. Veprat siç bën rëndom edhe arti bashkëkohor, shtrojnë pyetje njashtu siç bën edhe “Manifesta 14”. Por, një tjetër pyetje është edhe ajo se çfarë do të mbetet pas 100 ditëve

“Paracetamol”, është një prej fjalëve që e zë në gojë disa herë Astrit Ismaili gjatë performancës me bashkëpunëtorët e tij. Është një lojë brenda kufijve të artit që prezanton Ismaili, por në Prishtinë ka zgjedhur të jetë më i veçantë. Një sot përballjeje me të kaluarën e fije shprese edhe për të ardhmen. Gjatë përballjes synon që të shuajë edhe plagë të mëhershme kur jetonte në Kosovë si pjesë e komunitetit “queer”.

Ismaili, që për gati një dekadë jeton në Holandë, ka qenë ylli i mbrëmjes së hapjes së bienales nomade “Manifesta 14” në Prishtinë. “Paracetamolin” e ka përmendur si lloj ilaçi kundër dhimbjes. Mbi platenë e Pallatit të Rinisë të premten mbrëma anglishtja ka dominuar si gjuhë e “bota” e artit ka nisur maratonën 100-ditore “Manifesta 14”. Bashkë me krejt defektet në organizim, garën e politikanëve për të qenë sa më afër me këtë ngjarje, pikëpyetjet se çfarë do të mbetet pas tre muajsh e deri te financimi i majmë nga shteti, “Manifesta 14” e ka bërë Prishtinën të frymojë si vend i artit bashkëkohor.