Shtojca për Kulturë

Arti bashkëkohor midis popullarizimit, parasë dhe fuqisë

Hapja e dyqanit ”H&M” në New York më 2014, me veprat e Jeff Koonsit, “Balloon Dog”

Forca gravitacionale e parave të mëdha e përkul artin rreth tij në modele të reja – përfshirë edhe ato të pop-kulturës. Duket si një pyetje shumë e thjeshtë: për kënd është arti bashkëkohor?

 

Forca gravitacionale e parave të mëdha e përkul artin rreth tij në modele të reja – përfshirë edhe ato të pop-kulturës. Duket si një pyetje shumë e thjeshtë: për kënd është arti bashkëkohor?

Në një ekspozitë plot me njerëz mund të krijohet përshtypja se arti bashkëkohor pak a shumë është për të gjithë. Vizitorët kanë më shumë gjasa të jenë të rinj (ose të paktën duken të rinj) sesa të moshuar, pak më shumë gjasa të jenë femra sesa meshkuj, më me stil sesa pa të.

Sidoqoftë, përgjigja është më e ndërlikuar se kaq. Nuk janë vetëm vizitorët ata që luajnë rol të rëndësishëm në artin bashkëkohor, por janë edhe blerësit, kuratorët, galeritë, muzetë por edhe artistët tjerë. Por kush ka me të vërtetë rëndësi?