Shtojca për Kulturë

“MM6” bashkon kreacionet midis etnografisë dhe avangardës

“Ekspozita ‘MM6’ është një përmbledhje e punëve të mia artistike. Koleksione që janë shpërblyer jashtë vendit ose kanë marrë pjesë nëpër prezantime të suksesshme, revista ndërkombëtare e të tjera”, ka thënë Etnik Shala

Dy trupa kukullash të mëdha, ngjyrë të kuqe e me kokë mjellme janë të pozicionuara në dy qoshet e dhomës së parë të galerisë “Paper”. Në mes tyre, ca hapa më përpara është një trup i bardhë kukulle që në kokë ka një maskë të zezë me sy të mëdhenj. Të tria këto janë të veshura me fustane të zeza, kryesisht nga materiale lëkure dhe rrjeta. Ngjyra dominuese është e zeza, megjithëse disa pjesë, siç janë çizmet e kukullës së parë, janë nga lëkura ngjyrë kafe. Të tria këto janë marrë nga koleksioni “Wounded Swan”.

Për herë të parë Wounded Swan (Mjellmë e plagosur) është prezantuar në Sarajevë në “Europian Fashion Passport” dhe ka fituar vendin e parë. Si koleksion përçon historinë e luftës, një mjellmë me tymin e luftës, me errësirën dhe me vështirësitë e asaj kohe.