Shtojca për Kulturë

“Manifesta 14” midis vizitorëve dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare

Instalacioni i artistit Petrit Halilaj “Kur dielli të ikë, do ta pikturojmë qiellin” qëndron mbi hotelin “Grand”, që është një prej pikave qendrore të bienales nomade “Manifesta 14” (Foto: Driton Paçarada/KOHA)

Gjatë periudhës së pranverës dhe verës në Kosovë e veçmas në Prishtinë janë shënuar aktivitete të njëpasnjëshme, duke nisur nga festivalet e shumta të muzikës klasike deri te “Sunny Hill Festival” e “Manifesta 14”. Kanë bërë që në Kosovë të vijnë artistë të njohur të botës ndërkombëtare. Megjithatë, përveç artistëve të cilët shumicën e herëve janë të ftuar, festivalet është e rëndësishme që të sjellin edhe vizitorë të huaj, të cilët përveçse e ndihmojnë ekonomikisht një vend, ndikojnë edhe në përhapjen e kulturës së atij vendi.

Që nga 22 korriku, kur “Manifesta 14” bëri hapjen e saj zyrtare në Prishtinë, janë parë shumë të huaj, veçmas përgjatë rrugëve të cilat të çojnë në ndonjërin nga 25 lokacionet e bienales nomade. “Grand Hotel”, i cili njëherësh përfshin edhe numrin më të madh të ekspozitave dhe punimeve artistike të hapura në kuadër të “Manifestas”, për shumë vizitorë është vendi i parë prej ku nis kjo bienale. Qysh në hyrje të tij, në hollin e hotelit ku shumica e vizitorëve presin ashensorin, vërehet një numër i madh i vizitorëve të huaj, të cilët shpesh janë në numër më të madh sesa ata vendorë.