Shtojca për Kulturë

Ish-Biblioteka, nikoqire e bashkëbisedimit midis fëmijëve dhe autores Demiri-Frangu

Në kuadër të “Manifesta 14”, shkrimtarja Qibrije Demiri-Frangu, njëherësh edhe ligjëruese e Letërsisë për Fëmijë në Fakultetin e Filologjisë të Universiteti të Prishtinës, ka mbajtur një sesion me fëmijët e moshës nën 14 vjeç
 

Pas restaurimit të realizuar në kuadër të “Manifesta 14”, ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani” ka marrë pamje të re. Në një ditë të nxehtë verore, në tavolinat e vendosura në oborr tashmë kishin zënë vend ca njerëz, të cilët teksa pinin dikush ujë e dikush kafe, shkëmbenin llafe me njëri- tjetrën. Në njërën prej tyre ishte ulur autorja e disa librave për fëmijë, Dije Demiri- Frangu. Po në kuadër të “Manifesta 14”, kjo autore, njëherësh edhe ligjëruese e Letërsisë për Fëmijë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ka mbajtur një sesion me fëmijët e moshës nën 14 vjeç.

Porsa ora shënoi 13:15, në anën ku gjendej biblioteka për fëmijë hyri autorja Dije Demiri- Frangu. Aria, Anea, Agoni, Vesa, Deliza e të tjerë ishin vetëm disa nga fëmijët të cilët kishin ardhur ta dëgjonin këtë shkrimtare dhe njohëse të letërsisë për fëmijë.