Shtojca për Kulturë

Rade Radovanoviq: Në Kosovë ka pasur tentim të nazizmit serb

Rade Radovanoviq
“Njerëzit që jetojnë në Serbi, shumica, mbase 95 për qind, nuk ia kanë idenë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. E në Kosovë janë bërë krime të tmerrshme” (Foto: Driton Paçarada)

Në Serbi, regjimi serb e ka cilësuar “spiun i Perëndimit”, “tradhtar i Serbisë”, “antiserb”. Në biografi, veten e quan “antinacionalist”, “antifashist” e “antiracist”. Mbi të gjitha, shkrimtari e gazetari Rade Radovanoviq është zëri i së vërtetës. Në raport me Kosovën: denoncues i krimeve të Serbisë në këto anë.

 

“Ajo çfarë është bërë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Bosnjë e më shumë e potencuar në Kosovë, është nazizëm. Është tentim i nazizmit serb – që nuk quhet kështu – me metoda naziste, dëbim, spastrim etnik, likuidime”, thotë gazetari e shkrimtari nga Serbia, Rade Radovanoviq në një intervistë për KOHËN. Denoncimin e krimeve të Serbisë në Kosovë e ka bërë edhe me librin e tij “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”. “Do të dëshmoja se në Kosovë ka pasur elemente gjenocidi”, thotë ai. Radovanoviq kujton vizitat e tij në Kosovë në vitet ’80, për atë se si e sheh sot Kosovën, për kriminelët e shpallur heronj në Serbi e se si shumica e njerëzve që jetojnë atje nuk e dinë se në Kosovë regjimi serb ka kryer krime

Në Serbi, regjimi serb e ka cilësuar “spiun i Perëndimit”, “tradhtar i Serbisë”, “antiserb”. Në biografi, veten e quan “antinacionalist”, “antifashist” e “antiracist”. Mbi të gjitha, shkrimtari e gazetari Rade Radovanoviq është zëri i së vërtetës. Në raport me Kosovën: denoncues i krimeve të Serbisë në këto anë.

Rade Radovanoviq denoncimin e krimeve e ka bërë edhe me romanin “Qeshja në trekëmbëshin e varjes”, i cili lexuesit serb i prezantohet edhe me nëntitullin “Krejt çfarë keni dashur të mos dini për luftën në Kosovë”. Libri është botuar në shqip nga Botimet KOHA. Në vendin e tij botimi ishte refuzuar disa herë. Me fakte e dëshmi të gjalla, ky shkrimtar i njohur edhe për drama e skenarë filmash, gazetar me karrierë gati gjysmëshekullore, shpalos atë që thotë se duhet ta pranojë secili njeri normal. Në kohën e luftës, më 1998-1999, ka qenë gazetar për Radio Evropën e Lirë. Regjimi kishte provuar t’ia blinte heshtjen.