Shtojca për Kulturë

Historia e Shqipërisë në kontekstin ballkanik dhe evropian

Hartë detare e vitit 1455 nga Bartolomeo Pareto

Traditën e mirë të studimeve cilësore për historinë e shqiptarëve e vazhdojnë dy historianë të mirënjohur ndërkombëtarë: Bernd Fischer dhe Oliver Jens Schmitt, me librin e tyre të posabotuar “A Concise History of Albania” (Një histori e përmbledhur e Shqipërisë)”, Cambridge University Press, 2022, 440 faqe. Ky libër, që, në rend të parë, i dedikohet një audience të gjerë anglofone, na ofron një histori koncize të Shqipërisë brenda kontekstit të historisë bizantine, osmane, ballkanike dhe evropiane

Historiografia shqiptare, edhe tri dekada pas përmbysjes së sistemit komunist, me gjithë përpjekjet individuale të disa studiuesve të mirënjohur, nuk ka arritur të japë një përgjigje përfundimtare për ngjarje dhe figura të shquara historike, pasi nuk ka arritur t’u shmanget interpretimeve me një qasje të ngushtë dhe etnonacionale që shpesh u shërbejnë qëllimeve politike. Në këtë kontekst, të shumtën e herëve, një ndihmesë të çmueshme në fushën e historiografisë e kanë dhënë edhe studiuesit e huaj, të cilët kanë ofruar interpretime më të qëndrueshme dhe më objektive lidhur me zhvillimet historike në hapësirën shqiptare.

Traditën e mirë të studimeve cilësore për historinë e shqiptarëve e vazhdojnë dy historianë të mirënjohur ndërkombëtarë: Bernd Fischer dhe Oliver Jens Schmitt, me librin e tyre të posabotuar “A Concise History of Albania” (Një histori e përmbledhur e Shqipërisë)”. Fischeri dhe Schmitti shquhen për një opus të çmuar të botimeve shkencore lidhur me historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Bernd Fischer, historian dhe profesor i historisë në SHBA, në Universitetin “Indiana”, është autor i librave studimorë kushtuar periudhave të ndryshme historike të Shqipërisë, ndër të cilët libri “Shqipëria në luftë 1939-1945”, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri“, “Njeriu i fortë i Ballkanit: diktatorët dhe sundimtarët autoritarë të Evropës Juglindore”, si dhe studime të tjera për historinë shqiptare dhe atë ballkanike.