Shtojca për Kulturë

“Një ditë në Ukrainë” përballë luftës, solidaritetit dhe shpresës

Skenë nga dokumentari “Një ditë në Ukrainë”, njëri prej produksioneve ukrainase në edicionin e sivjetmë të “PriFestit”

Derisa për shumëkënd në botë lufta kishte filluar në shkurt të këtij viti, për ukrainasit është veç një tjetër fazë që tashmë është e nënta me radhë. Ngjarjet që kishin qenë të paimagjinueshme për publikun jashtë Ukrainës, tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa ato që në shtetet stabile janë krejt normale, si reklamat, videot në rrugë, posterët e filmave e të tjera, në një vend lufte duken si objekte nga e kaluara e largët. Dokumentari “One Day in Ukraine” dokumenton brenda 79 minutave përditshmërinë e luftës mes forcave ruse dhe atyre ukrainase. Aty është dita e 2944-t e luftës

Ajo që për shumëkënd në botë perceptohej si katastrofë e ngjarje shokuese, për ata që kanë përjetuar tmerrin prej vitesh nuk është gjë e re. “One day in Ukraine” dokumenton brenda 79 minutave përditshmërinë e luftës mes forcave ruse dhe atyre ukrainase. Regjisori e skenaristi Volodymyr Tykhyy, përshkrimit ku bëhet e ditur se xhirimet e filmit dokumentar janë realizuar më 14 mars, ua shton edhe atë që tregon se kjo shënon “ditën e 2944-t të luftës”.

“Një ditë në Ukrainë” vjen si homazh për ushtarët vullnetarë e si thirrje urgjente për audiencën që të dëshmohet historia më e thellë aktuale nga ajo që shpaloset para syve të botës nëpërmjet mediave.