Shtojca për Kulturë

Deshifrimi i hieroglifëve misteriozë egjiptianë

Çelësi për tek Egjipti i lashtë 200 vjet më parë, Guri i Rozetës, ndihmoi në zgjidhjen e enigmës së hieroglifëve. Rastësia luajti rolin kryesor në trilerin arkeologjik

17 korrik të vitit 1799, nga rrënojat e një muri në Rozeta, port në Deltën e Nilit në Egjipt, ushtarët francezë nxorën një pllakë guri që nuk binte në sy. Tri pjesë në të cilat ishin skalitur ca shkrime u shfaqën në sipërfaqe. Asnjëri nga burrat që merrte pjesë në Fushatën egjiptiane të Napoletonit (1798-1801), të përgatitur për ta luftuar Perandorinë Osmane, nuk kishte ndonjë ide se çfarë thesari po mbanin në duar. Por lajmi u përhap me shpejtësi të madhe.

Pllaka prej guri magmatik i ngjashëm me granitin, e lartë vetëm 112 centimetra dhe e gjerë 75.7 centimetra, ishte në fakt vetëm një pjesë e vogël e një pllake antike shumë më të madhe.