Shtojca për Kulturë

Spahiu: Karikaturat e paraqesin shtetin shqiptar në embrion të rrezikuar

“Raportet gazetareske ishin ndërgjegjja e vetme europiane që protestonte për atë që ndodhte në Shqipëri dhe përreth saj...”
 

Diplomati e gazetari Avni Spahiu ka qenë njëri prej vizitorëve të ekspozitës “Perceptimi për shqiptarët në artin e karikaturës”, e hapur të premten në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ekspozita në tërësi, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në SHBA, në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë, ka thënë se shpalos moment interesant mbi historinë shqiptare.

karikatura informuese paraqesin gjendjen reale të shtetit shqiptar, sidomos në periudhën nga themelimi i tij më 1912 e deri më ardhjen e Princ Wiedit në Durrës në vitin 1914 dhe luftërat ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore”, ka thënë ai, teksa ka veçuar dy prej karikaturave. Ka thënë se në tërësi, ekspozita ilustron shtetin shqiptar në embrion të rrezikuar edhe para se të lindë.