Shtojca për Kulturë

Kënga jehon për Qamilin e Vogël, kolosin e muzikës shqipe

Për pasurimin e thesarit të këngës popullore e qytetare shqipe, Qamili i Vogël vazhdon të kujtohet edhe sot. Është dëshmuar në koncertet që janë organizuar në kujtim të kolosit të këngës shqipe e vazhdimësi ka qenë edhe koncerti në Gjakovë për nder të 100-vjetorit të lindjes së tij

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta kujtuar e nderuar Qamilin e Vogël sesa nëpërmjet këngëve të cilave ai u dha zë, e me të cilat shënoi historinë e muzikës popullore. Në 100-vjetorin e lindjes së tij, Gjakova ka bashkuar muzikantët në koncertin ku janë rikthyer disa prej perlave të atij që ishte sinonim i vetë muzikës së mirëfilltë

Qamili i Vogël do të bëhej shpejt jo vetëm njëri prej zërave më të njohur të qytetit të Gjakovës, po do të jehonte edhe më tej. Kontakti i tij i parë me një prej këngëtarëve të parë të këngës popullore, Ymer Rizën, e kishte shtyrë drejt rrugëtimit muzikor prej të cilit nuk u shkëput deri në ditët e fundit të jetës.

Kishte shkruar madje epitafin e tij, e më pas ajo do të kthehej në këngë. Për pasurimin e thesarit të këngës popullore e qytetare shqipe, vazhdon të kujtohet edhe sot. Është dëshmuar në koncertet që janë organizuar në kujtim të kolosit të këngës shqipe e vazhdimësi ka qenë edhe koncerti për nder të 100-vjetorit të lindjes së tij. Krijimtaria që ka lënë pas trashëgim e bën të pavdekshëm figurën e tij. E madhështon ndër brezat e ardhshëm dhe rikthen nostalgjinë për këngën origjinale shqipe. Kulmin e karrierës Qamili i Vogël e kishte arritur në vitin 1952 kur ishte bërë anëtar i rregullt i orkestrës së Radio Prishtinës. Prej atëherë, zëri i tij melodik kishte depërtuar përtej qytetit të tij e krijimtaria e kantautorit sjell kujtime sa herë këngët e tij nisin të interpretohen.