Shtojca për Kulturë

Tirana postkomuniste më e hapur ndaj Hasan Kaleshit

“Unë, me të vërtetë nuk di se çka do të bëhet me mua, por një është e sigurt: do të mbetem fisnik dhe i vendosur, kurse ndikimi im në orientalistikën jugosllave do të rritet”, do të shkruante Hasan Kaleshi kur u largua nga Katedra e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit në lerën dërguar shefit të saj, më 15 prill 1965

Më 6 mars 2023 mbyllet “viti i Hasan Kaleshit” në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij (7 mars 1922 – 19 korrik 1976), i cili që nga dita e parë më 7 mars 2022 e deri në mars 2023, u karakterizua me shumë ceremoni e botime në Prishtinë e në Kërçovë dhe më në fund në Tiranë. Mirëpo, shtrohet këtu pyetja: ç’risi na solli ky “vit i Hasan Kaleshit” kushtuar dijetarit që për një kohë të gjatë u anashkalua me vendim të dikujt sepse gjoja “mbronte tezat serbe”, dhe sa qëndron mendimi se ai kishte “mbështetje të madhe të shtetit jugosllav”, pasi që ka punuar në Universitetin e Beogradit prej 1951 deri më 1965?

 

Tani, me botimin e veprave të Kaleshit, si do të vlerësohen ato punime kritike të tij që demaskojnë historiografinë serbe për Kosovën që e ka botuar në serbisht, sikurse “Një Iluzion lidhur me kishën e Levishkës” në Prizren, që u botua në “Jedinstvo” më 01.01.1968? Me një letër të tij, e më këto dhjetë vëllime të veprave si dhe me konferencën ndërkombëtare për Kaleshin në Tiranë që është dashur të mbahet më 2 mars, është koha që kush ka kohë, të lexojë e të dijë më shumë për Kaleshin të cilin e humbëm dy herë: me vdekjen e tij të hershme dhe me vendimin e dikujt që ai të anashkalohet

Më 6 mars 2023 mbyllet “viti i Hasan Kaleshit” në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij (7 mars 1922 – 19 korrik 1976), i cili që nga dita e parë më 7 mars 2022 e deri në mars 2023, u karakterizua me shumë ceremoni e botime në Prishtinë e në Kërçovë dhe më në fund në Tiranë. Mirëpo, shtrohet këtu pyetja: ç’risi na solli ky “vit i Hasan Kaleshit” kushtuar dijetarit që për një kohë të gjatë u anashkalua me vendim të dikujt sepse gjoja “mbronte tezat serbe”, dhe sa qëndron mendimi se ai kishte “mbështetje të madhe të shtetit jugosllav”, pasi që ka punuar në Universitetin e Beogradit prej 1951 deri më 1965?

Themelues i Orientalistikës shqiptare