Shtojca për Kulturë

“Rilindja” – nismëtarja e enigmave shqipe

Fjalëkryqi i parë shqip , gazeta “Rilindja”, numri i 17-18-të i datës 1 mars 1953, Prishtinë
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Ndonëse kishin kaluar 8 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës “Rilindja”, fjalëkryqi i parë në faqet e saj u botua tek në vitin 1953. Numri i 17-18-të i datës 1 mars 1953 është e shenjuar si dita e fjalëkryqit të parë shqiptar (deri më tani kjo është e dokumentuar)

Në mbyllje të dekadës së parë mbas Luftës së Dytë Botërore, “Rilindja” vazhdon të shtojë botimet tashmë duke dalë në javë edhe dy apo tri herë dhe me këtë vazhdonin të botoheshin edhe enigma kryesisht fjalëkryqe edhe pse nuk kanë munguar edhe enigmat e tjera. Kështu, faqet e saj te rubrika “Faqja Zbavitse” apo faqja “Argëtim” apo edhe në faqet e rubrikave për fëmijë, lindnin enigmat e reja. Krahas larushisë në punime shtoheshin dhe autorët e rinj të enigmatëve profesionistë, studentë, nxënës e profile tjera. Si nismëtar i fjalëkryqit të parë njihet autori Rashid Krasniqi, që në atë kohë ishte mësues më pastaj arsimtar i muzikës e për të vazhduar fillimisht si bashkëpunëtor i “Rilindjes” e më pastaj dhe si autor dhe redaktor i rubrikave standard: “A keni ndigjue se...” dhe “An’e m’an Botës” si dhe rubrikës standarde Fjalë-KRYQ. Gazeta “Rilindja” në çdo numër të ri sillte punime dhe autorë të rinj siç ishin: Mustafa Venhari (mësues), Emin Kolshi, Ali Shala, Ali Musaj, Fahri Nushi, Fejzullah Canaj, Mehmet Begraca, Adem Kelmendi, Bedri Hysa (nxënës gjimnazi), Izet Selimi (nxënës i Normales), Ali Musaj (nxënës i Gjimnazit të Prizrenit), por dhe autorë anonimë, por, që me një analizë të përmbajtjes së fjalëve mund të dallohet edhe autori. Këta emra autorësh silleshin kryesisht me punimet e tyre në faqe të “Rilindjes” gjatë gjithë vitit 1953, duke sjellë vërtetë fjalëkryqe, me nivel shumë të lartë gjuhësor e përmbajtjesor, me formë, përmbajtje dhe parashtrimin e pyetjeve.

Në botë njihet Arthur Wyn si autor i parë i fjalëkryqit modern i botuar në SHBA në vitin 1913 me datën 21 dhjetor në gazetën “The New York World”. Gjatë fillimit të viteve 1920, gazetat e tjera u morën me kalimin e kohës. Redaktori i fjalëkryqit të “New York Times” tha: “Zgjidhja e fjalëkryqeve eliminon shqetësimet, ato ju bëjnë një person më të qetë dhe më të fokusuar”. Kjo frymë e botimeve të enigmave përcillet edhe në shtypin shqip të kohës duke i prezantuar enigmat nën rubrikat si “Lodra dhe Kohë-Shkime” (v.a.:Lojë-humbjekohe)