Shtojca për Kulturë

Valle shqiptarësh, kurbane, refuzim, namaz, amnisti dhe propagandë: Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në Kosovë më 1911

Shqiptarët në pritje të Sulltan Mehmetit V
Shqiptarët në pritje të Sulltan Mehmetit V
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Një shpjegim i historianit të njohur holandez, Erik J. Zürcher.

Në fillim të qershorit të vitit 1911, nga Stambolli u nis për vizitë në Kosovë Sulltan Mehmeti V. Deri në Selanik ai erdhi me anije. Nga aty rrugëtimin e vazhdoi me tren përmes Shkupit dhe Ferizajt për të arritur në Prishtinë. Historiani holandez, Erik J. Zürcher, njëri nga turkologët më të njohur dhe autor i librit “The Young Turk Legacy and Nation Building: From the Ottoman Empire to Ataturk’s Turkey” ia ka kushtuar një kapitull kësaj vizite. Përshkrimi i vizitës tregon krejt kompleksitetin e situatës në Ballkan në prag të tërheqjes së Perandorisë Osmane nga viset e dikurshme të Rumelisë. Në vijim një prezantim i fakteve kryesore dhe më intriguese të Erik J. Zürcher.

*