Shtojca për Kulturë

Serbia në fshehjen e kufomave të shqiptarëve dhe ndërhyrja e NATO-s

Varrezat masive në Serbi kanë qenë dhe mbesin adresë për gjetjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit. Batajnica, Petrovo Selo, Liqeni i Peruqacit, Rudnica e Rashkës e së fundmi edhe Kizheraku kanë qenë vendet të cila Serbia i kishte shfrytëzuar për t’i fshehur trupat e personave që paraprakisht i kishin vrarë në Kosovë. Ishte ky tentimi i Serbisë për ta varrosur krimin (Rudnicë, 28 dhjetor, 2013. Foto: Alban Bujari)

Analiza e proceseve kundër udhëheqjes serbe në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë tregon natyrën institucionale të organizimit dhe realizimit të krimeve dhe vrasjeve masive në Kosovë në harkun kohor 1998/1999. Kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale tregon për dimensionin kolektiv të krimeve të kryera në Kosovë. Dhe sikur të mos ndodhte ndërhyrja ushtarake e NATO-s, për shkak të vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, Millosheviqi do ta realizonte planin e tij për spastrimin etnik të Kosovë në rrjedhën e kryerjes së gjenocidit

Në vitin 2007 e përditshmja e Zagrebit “Jutarnji List” kishte botuar një letër të dërguar nga ish-prokurori i Sllobodan Millosheviqit, Sir Geoffrey Nice, në të cilën ai akuzonte kryeprokuroren e ICTY-së, Carla Del Ponte, për fshehjen e provave kryesore në rastin e Serbisë dhe rolin e saj në luftën 1992–1995 në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Nice pretendon se Serbia dorëzoi një pjesë të madhe të arkivit të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes në vitin 2003, duke shtuar se Carla del Ponte bëri një marrëveshje me ministrin e atëhershëm të Jashtëm, Goran Svilanoviq, për të vendosur një pjesë të arkivit nën masa mbrojtëse gjatë përdorimit të tij para Gjykatës.

Marrëveshja në favor të Serbisë