Shtojca për Kulturë

Teatri si formë e paraqitjes së shqetësimeve njerëzore

Festivali, sado i ngjeshur me shumë shfaqje të cilat kryesisht plotësonin kriteret estetike e artistike për të qenë pjesëmarrës në këtë nivel, e arsyetoi mbajtjen. Për 8 net u dhanë 13 shfaqje të zhanreve e tipologjive të ndryshme me autorë shqiptarë e të huaj
 

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu” i mbajtur prej 20 deri më 27 nëntor – organizuar nga Teatri Kombëtar, Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë dhe Teatri Shqiptar, Shkup, mbështetur nga ministritë e Kulturës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) – e sjell teatrin si formë e paraqitjes së shqetësimeve njerëzore. Festivali qe moment reflektimi për zhvillimin e teatrit

Ideja për të organizuar një festival të përmasave kombëtare nuk është e re as e patrajtuar. Dy-tri prova të mëhershme – që do duhej të evidentoheshin si pjesë e trashëgimisë teatrore në tentativat për të organizuar festival me përmasa kombëtare – ka pasur. Dhe mirë bëri Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar, Tiranë, që e përmendi këtë fakt në natën përmbyllëse së paku si një respekt përpjekjes për të bërë festival kombëtar, e cila ka nisur që para luftës në Kosovë si një varg i trashëgimisë për të cilën flasim shumë e jo rrallë e këpusim vetë. Këtu domosdo duhet përmendur aktivitetin e shumanshëm të Fahri Hysajt të ndjerë, i cili ishte në mos më i merituari për mbajtjen e festivalit të parë.

Festivali, sado i ngjeshur me shumë shfaqje të cilat kryesisht plotësonin kriteret estetike e artistike për të qenë pjesëmarrës në këtë nivel, e arsyetoi mbajtjen.