Shtojca për Kulturë

Zërat harmonizojnë magjinë e muzikës me thirrjet për gruan

Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve kumboi edhe një herë këtë fundvit, por kësaj radhe me Korin e Femrave të Filahrmonisë së Kosovës, ku mes tingujsh u përçuan vuajtje, histori të trishta, e mesazhe që përshkojnë fatin e gruas
 

E portokallta ka qenë ngjyra identifikuese e Koncertit të Femrave të Filharmonisë së Kosovës, salla ngjyrë vjollce, e shumëngjyrëshe kanë qenë veprat njashtu sikurse zërat. Ka pasur një emërues të përbashkët: thirrjen kundër dhunës ndaj grave. Se muzika është e fuqishme në përcjellje mesazhesh e ka dëshmuar koncerti, i cili është fuqizuar prej veprave kuptimplota

Nën një harmoni të kuruar mes muzikës dhe avokimit, Kori i Femrave i Filharmonisë së Kosovës, nën udhëheqjen e dirigjentit Hajrullah Syla, i ka sjellë ofruan audiencës artdashëse një koncert me plot mesazhe, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve kumboi edhe një herë këtë fundvit, por kësaj radhe përmes repertorit të zgjedhur me finesë nga dirigjenti ku mes tingujsh u përçuan dhe vuajtje, histori të trishta, e mesazhe që përshkojnë fatin e gruas.