Shtojca për Kulturë

“Prishtina ra të martën më 23 tetor 1915, në ora dy e dhjetë minuta...”

Nëpër rrugët e Prishtinës, 1915
 

“Ushtari i fundit serb u largua prej këtu në mesditë. Nuk dihej se kur do të hynin gjermanët. Pritej hyrja e bullgarëve dhe kjo e rriti frikën, aq më tepër që shqiptarët dhe turqit në Prishtinë tani flasin hapur se do t’u hakmerren serbëve për ngjarjet e vitit 1912. Gjermanët arritën në Prishtinë nga ana veriore nëpërmes rrugës së Kurshumlisë. Thuajse në të njëjtën kohë edhe austriakët ia mbërritën nga ana e Mitrovicës. Bullgarët u nxituan të marrin selinë e divizionit, por gjermanët nuk i lejuan dhe ua ndanë atyre një pjesë të ndërtesës së komunës. Të gjithë mes vete i vendosën rojat dhe kështu Prishtina u bë një qytet treshtetëror”, e paraqet arritjen e ushtrive të huaja në Prishtinën e vjeshtës së vitit 1915 mësuesi serb, Janiqije Popoviq

Shpresa e fundit

Edhe pse ushtritë aleate tashmë e kishin pushtuar Serbinë, refugjatët serbë që e kishin ngufatur Prishtinën prej të gjitha anëve shpresat e vetme i kishin të varura tek arritja e Divizionit të Moravës. Për çudi ashtu shpresonte edhe Branislav Nushiqi.