SOT

Ekspozimi i fëmijëve në diell dhe mbrojtja nga COVID-19

Pediatrja, Hamide Latifaj, ka thënë se prindërit duhet t’i shfrytëzojnë ditët me diell, duke i ekspozuar fëmijët e tyre për të marrë sa më shumë vitaminën D. Megjithatë, ajo ka thënë se në orët e pikut, nga ora 11 deri në 16, fëmijët duhet lënë ndër hije apo në ambiente të mbyllura.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, Latifaj ka thënë se fëmijët më së miri mbrohen nga COVID-19 duke marrë vitamina nga ushqimet për të forcuar imunitetin e tyre.