SOT

Letra bixhozi me motive/figura shqiptare

Idhuj të shumë të rinjve, çdoherë kanë qenë personazhet me superfuqi si superman, spiderman, wonderwoman e shumë të tjerë. Mirëpo, kishte ardhur koha që këto personazhe të zëvendësohen me ata që i lexojmë në librat e historisë. Këtë më së miri po e bëjnë disa të rinj nga Shqipëria të njohur si “T’fortit”.

Me letrat me simbole kombëtare, këta të fundit kanë për qëllim afrimin e të rinjve me heronjtë kombëtarë, raporton KOHA.