SOT

Ndryshimet e reja që priten për gastronominë

 

Kafenetë, që kanë qenë të mbyllura në kohën e karantinës, janë plot. Shumë nga to mendohet të jenë me qira dhe kanë pasur dëme të mëdha. Megjithëse mbajtja e distancës është mbrojtje e fortë nga COVID-19, të rralla janë kafenetë që bëjnë përpjekje për mbajtje të distancës fizike në mes të tavolinave, raporton KOHA.

Mirëpo, sipas Veton Zukës, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pritet t’i rrisë përpjekjet për sigurinë e klientëve të këtyre shërbimeve. E një nga idetë janë promovimi dhe imponimi i shembujve të mirë.

Me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai thotë se është diskutuar edhe zgjatja e orarit bashkë me rritjen e kujdesit për parandalim të infektimit me koronavirus.