SOT

Boksieri që mban fermë me 75 krerë dhi të kuqe

20-vjeçari, Drilon Arifi, lindur e rritur në Prishtinë, thotë të ketë qenë si fëmijë i dhënë pas blegtorisë, dëshirë të cilën e realizoi me t’u kthyer nga qyteti në fshatin e babait të tij në Rimanishtë.

Krahas kësaj pune, Driloni e zhvillon edhe sportin e boksit, një tjetër pasion i tij.