SOT

Televizioni e gazeta me një adresë

Bashkimi i redaksive të Grupit KOHA ka sfiduar edhe gazetarët e gazetës e të televizionit. Dhe, ndryshimet përcaktojnë edhe qasjen e tyre gjatë propozimit e realizimit të temave. Pos burimeve e palëve që duhet t’i intervistojnë për temat e tyre, gazetarët po mendojnë njëherësh për aspektet teknike e për stilin e shkrimit. Teknika e shkrimit dallon goxha ndërmjet gazetës dhe televizionit.

Rexhep Maloku qe 13 vjet punon në gazetën “Koha Ditore”. Vitin e fundit, rrëfimet e ndryshme po i paraqet edhe në televizion. Puna e tij në gazetë kryesisht është varur prej tij. Ndërsa, tani në televizion për ta kompletuar storjen atij i duhet ndihma e kameramanit dhe montazhit. Përveç kësaj, atij i është shtuar si punë leximi i tekstit.